Në qelinë e burgut në Trikala në Greqi, është gjetur pa ndjenja një shqiptar, pasi kishte pirë alkool dhe kishte humbur vetëdijen.
Në burg është mobilizuar e gjithë urgjenca, duke e transportuar menjëherë në spital.
Sipas doktorëve, shqiptari kishte konsumuar shumë alkool, por ende nuk dihet sesi depërtoi alkooli në qelinë e tij dhe se kush e futi.
Mësohet se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ka alarmuar autoritetet lokale në Trikala.
Ndërkohë kanë nisur hetimet nëse stafi dhe personeli i burgut kanë marrë pjesë në futjen e pijeve në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.