Njerez

Gratë që kanë frymëzuar botën

Roli i gruas në shoqëri është konsideruar gjithmonë i rëndësishëm, edhe pse shpeshherë nuk është e vlerësuar. Femrat  vazhdojnë edhe sot të konsiderohen seksi i brishtë, por historia ka dhënë prova që gratë mund të ndryshojnë botën.

BBC ka treguar një listë me 100 gratë që kanë ndikuar dhe kanë frymëzuar botën gjatë vitit 2018. Duke filluar nga mosha 15 deri në 94 vjeç dhe nga më shumë se 60 vende, lista përfshin të gjitha gratë që kanë kontribuar për komunitetin e tyre.

Të gjitha kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjeve që kanë ndikuar në komunitetin e tyre. Rrjeti britanik i ka renditur sipas alfabetit më poshtë, duke përcaktuar moshën, profesionin, vendin e lindjes dhe biografinë.

1) Abisoye Ajayi-Akinfolarin, 33 vjeçe,  sipërmarrëse nga  Nigeria.

Abisoye është themeluesja e GirlsCoding, një organizatë jofitimprurëse që u mëson vajzave se si të dizajnojnë dhe ndërtojnë faqet e internetit, që të zgjidhin probleme në komunitetet e tyre.

2) Esraa al-Shafei, 32 vjeçe, drejtoreshë ekzekutiv e organizatës jofitimprurës “Majal” nga  Bahreini.

Esraa ka themeluar një numër të ndryshëm të platformave digjitale për ndihmuar njerëzit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

3) Svetlana Alekseeva, 18 vjeçe, modele nga Rusia.

 4) Lizt Alfonso, 51 vjeçe, drejtoreshë dhe koreografe nga Kuba.

Svetlana i mbijetoi një zjarr që dogji pothuajse gjysmën e trupit të saj dhe tani punon për të ndihmuar njerëzit me plagë që të ndjehen mirë me trupat e tyre.

Lizt ka krijuar një kompani të njohur ndërkombëtar vallesh e cila ka përformuar në qindra qytete anembanë botës.

5) Nimco Ali, 35 vjeçe,  shkrimtare dhe aktiviste nga Somalia.

Nimco është fituese e çmimit FGM, pasi ka qenë një ndër aktivistet më të mëdha, kundër gjymtimit gjenital femëror.

6) Isabel Allende, 76 vjeçe, autore nga Peru.

Isabel, e lindur në Peru me prindërit kilian, është autorja me librat më të lexuar dhe ka shitur më shumë se 70 milionë libra në 42 gjuhë.

7) Boushra Yahya Almutawakel, 49 vjeçe, artiste, fotografe dhe aktiviste nga Jemeni.

Boushra është fotografja e parë profesionale femër jemenase, puna e të cilës është paraqitur në botimet ndërkombëtare dhe ka fituar çmime nga Muzeu Britanik.

8) Alina Anisimova, 19 vjece, programuese nga  Kirgistan.

Alina ndjek shkollën Hapësinore të Vajzave në  Kirgistan, e cila synon të dërgojë satelitin e parë të vendit në hapësirë.

9) Frances Arnold, 62 vjeçe, profesor i inxhinierisë kimike, bio inxhinierisë dhe biokimisë nga SHBA-ja.

Frances ka marrë çmimin Nobel të Kimisë përvitin 2018 dhe puna e saj përdoret në laboratorë, duke bërë gjithçka nga ilaçet e avancuara deri te bio karburantet dhe detergjentet.

10) Uma Devi Badi, 54 vjeçe Specialiste e marrëdhënieve me publikun nga Nepali.

Uma është nga komuniteti Badi, i cili konsiderohet "i paprekshëm" në Nepal dhe po punon për të ndryshuar këtë perceptim.

11) Judith Balcazar, 65 vjeçe stiliste në pension nga Britania e Madhe.

 Judith studioi në disa kompani të modës parase të krijonte kompaninë  “GiggleKnickers” e cila bën të brendshme të posaçme për gratë që vuajnë nga fshikëza e urinës.

12) Cindy Arlette, 28 vjeçe, avokate nga Peru.

Arlette u bë fytyra e lëvizjes “Ni Una Menos” (jo një më pak), kundër dhunës në familje në Peru.

13) Leyla Belyalova, 61 vjeçe, lektore e universitetit në Uzbekistan.

 Leyla është një lektor universiteti që punonpër të ruajtur ekosistemet malore të Uzbekistanit dhe për të mbrojtur  shpendët.

 14) Analia Bortz, 51 vjeçe, doktoreshë estetike nga  Argjentina.

Analia është një mjeke e dedikuar për trajtimin e fytyrës së grave që luftojnë me varfëri.

15) Fealofani Bruun, 35 vjeçe, drejtuese anijesh nga  Samoa.

Fealofani është  gruaja e parë nga Samoani e cila ka drejtuar një anije dhe kujdeset për një kanoe tradicionale të lundrimit.

16) Raneen Bukhari, 31 vjeçe, drejtoreshë e rrjeteve sociale nga Arabia Saudite.

Raneen është konsulente artit, e cili gjithashtu punon për dizajnin e biznesit të familjes së saj.

17) Joy Buolamëini, 28 vjeçe, studente ne universitetin e arteve nga Kanadaja.

Joy është një “poete” pasi përdor artin për të treguar implikimet në  shoqëri.

18) Barbara Burton, 62 vjeçe, drejtore e përgjithshme  “BehindBras” nga Mbretëria e Bashkuar.  

Barbara themeloi BehindBras, duke i dhënë grave të burgosura mundësi për të filluar karrierën në industrinë e modës.

19) Tamara Cheremnova, 62 vjeçe,  autore nga  Rusia.

Tamara është e diagnostikuar me paralizë cerebrale dhe shkruan libra. Ajo ka fituar pseudonimin "Storyteller of Siberia".

20) Chelsea Clinton, 38 vjeçe, nënkryetare e Fondacionit Clinton nga SHBA-ja.

Chelsea është autore e librave të shumtë dhe zëvendëskryetarja e Fondacionit Clinton, ku punon në shumë iniciativa, duke përfshirë ato që ndihmojnë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë