Njerez

Gratë nëpër botë

Imazhet që do të shihni më poshtë janë shkrepur ne vende të ndryshme dhe tregojnë fuqinë dhe magjinë e qëndrimi të grave anë e mbanë botës.

Gratë në yukatas, gjatë festivalit vjetor Mitama në Shrine të Yasukuni, në Tokio.
Disa gra të fshatit Baghouz, provincës Deir Al Zor, në Siri më 26 shkurt 2019.


Lauren Hoffmann, 29 vjeç, një drejtuese e programit të kolegjit, bisedon në telefon ndërsa ushqen djalin e saj Micah në tryezën e darkës në San Antonio, Teksas, SHBA.

Lina, e cila tha se ishte përdhunuar nga dhjetëra luftëtarë paramilitarë të krahut të djathtë në rajonin e Montes de Maria gjatë luftës civile prej pesë dekadash.

Studentet në Londër shkrepin fotografi statujën 'Fearless Girl'.

Gratë në Kongresin Amerikan , në një takim me mediat.

Një grua që pret të votojë në një vendvotim në Kinshasë, Republika Demokratike e Kongos.

Një vajzë e ulur në një lëndinë në liqenin Elsinore, Kaliforni, SHBA.

Një vajzë që merr pjesë në një tubim kundër dhunës me bazë gjinore dhe seksuale kundër grave në Marsejë, Francë.
Christine Blasey Ford duke u betuar perpara se të dëshmojë në Komisionin e Gjyqësorit të Senatit.

Aktivistët e të drejtave të grave mblidhen për të marshuar nëpër sheshin Taksim për të protestuar kundër dhunës gjinore në Stamboll.

Kanaga Durga, 39 vjeç dhe Bindu Ammini, 40 vjeç, gratë e para që hyjnë në tempullin Sabarimala, që tradicionalisht ndalon hyrjen e grave të moshës menstruale.

Frances, një grua emigrante nga Hondurasi duke u përpjekur të arrijë në Shtetet e Bashkuara së bashku me vajzën e saj 1 vjeçare

Thomas Musolino mban një maskë të Presidentit të SHBA Donald Trump me vajzën e tij, Gianna Musolino, 10 vjeç, gjatë një tubimi të fushatës së Trump në Mohegan Sun Arena në Wilkes-Barre të Pensilvanisë.

Mis Spanja Angela Ponce, e para transgjinore që merr pjesë në konkursin e Miss Universe, pas një takimi me kryeministrin e Tajlandë, Prayut Chan-o-cha.

Shinta Ratri, pronare e shkollës së konviktit islamik për gratë transgjinore, ulet në namaz në Yogyakarta, Indonezi.

Modelja Taelor Thein në prapa skenën para prezantimit të koleksionit Tadiash Shoji gjatë Javës së Modës së Nju Jorkut

Gratë teksa përdorin një smartphone ndërsa udhëtonin në metro në Kiev, Ukrainë.

Gratë afgane presin që të votojnë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kabul, Afganistan.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern mban fëmijën e saj Neve pas fjalimit në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Reagimi i studenteve kur marri përgjigjet e provimit në një shkollë në Londër

Amirah al-Turkistani, një lektore e dizajnit grafik në Jeddah International College, udhëton me biçikletën e saj në Jeddah, Arabinë Saudite.

Një grua gjatë J'Ouvert, një kremtim brenda natës përpara paradës vjetore të Ditës së Karnavaleve Indiane-Amerikane në Bruklin, New York.

Pjesëmarrësit dëgjojnë folësit jashtë sallës së qytetit gjatë marshit të Grave në një stuhi bore në Toronto, Kanada

Një vajzë 5-vjeçare me kukullën e saj ndërsa qëndron e ulur në karrocën me rrota në oborrin e Qendrës së Grave të Aberdeenit.

Teresa Conde, 52 vjeçe, një mësuese e filozofisë, e cila thotë se ajo ishte përdhunuar nga një prift 30 vjeçar, tregon foton e saj në moshën 15 vjeç,

Një grua që merr pjesë në një protestë kundër kandidatit të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh, përpara Gjykatës Supreme të Qarkut të Nju Jorkut në sheshin Foley në New York City, SHBA

Një grua në një stacion metroje në Pyongyang, Koreja e Veriut.

Një grua refugjate Rohingya tregon plagë në krahun e saj në kampin e refugjatëve Shamlapur në Pazarin e Çox, Bangladesh

Gratë ecin nëpër dyqanet e shkatërruara në Manbej, fshat në Aleppo.

Janice Sarad, 22 vjeçe, që punon për një bankë, kalon në lagjen e saj për të shkuar në punë, në Antipolo.


Një grua kalëron nëpër flakë gjatë festës vjetore "Luminarias" në prag të ditës së Shën Antonias

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë