Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të FA u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade Albert Mullai dhe gjeneralmajor Nazmi Cahani.
E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Mbrojtjes u shpreh se të dy gjeneralët kanë treguar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të spikatur gjatë punës së tyre.
“Nën drejtimin e gjeneral Cahanit, Forca tokësore ka arritur rezultate të rëndësishme, ndër të cilët do veçoja punën e palodhur dhe certifikimin me sukses të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë si dhe angazhimet në Emergjencat Civile. Po kështu, edhe Akademia e Nënoficerëve, nën drejtimin e gjeneral Mullait është transformuar në një institucion efikas për formimin e korpusit të nënoficerëve, kaq të rëndësishëm për misionin e FA”, u shpreh ministrja.
Gjithashtu, ministrja Xhaçka theksoi se krijimi i shanseve të barabarta dhe meritokracia në ecurinë në karrierë të personelit të FA do të jetë një nga prioritetet e panegociueshme.
Gjeneralmajor Nazmi Cahani me një përvojë ushtarake 32-vjeçare, aktualisht mban postin e komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa gjeneral brigade Albert Mullai me një eksperiencë 30-vjeçare, atë të komandantit të Akademisë së Nënoficerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.