Rend dhe Ligj

Grabisnin me dhunë qytetarët, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Nga Gazeta Si - Policia ka arrestuar 3 persona të cilët grabisnin me dhunë nëpër rrugët e Tiranës.

Deri më tani janë zbardhur dhe dokumentuar 4 raste vjedhjesh, të dyshuara të kryera nga 3 të arrestuarit.

Gjithashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kanabis, që iu gjetën në banesë, gjatë kontrollit nga Policia, njërit prej të arrestuarve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3, dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në zona të ndryshme të Tiras, tre shtetas kishin kryer tre vjedhje me dhunë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë