Motosport

Çmimi i Belgjikës / Mercedes dominon, zhgënjejnë sërish makinat Ferrari

Dominimi i Mercedes nuk njeh fund dhe kjo u pa më së miri në çmimin e madh të Belgjikës. Hamilton vazhdon të shënjojë fitore të thjeshta të njëpasnjëshme. Start perfekt dhe më pas mban kryesimin gjatë gjithë xhirove.

Verstappen tashmë është abonuar në shkallen më të ulet të podiumit, në një vit ku duket se është i vetmi pilot, i cili herë pas here mund të bezdisë shigjetat e argjendta. Gare impresionuese për makinat Renault. Motori më i fuqizuar i tyre bëri që të ndihej avantazhi ne pjesët e shpejta te pistës belge. Rezultat i kënaqshëm në vendin e 4 dhe te 5 për makinat e verdha.

https://twitter.com/F1/status/1300089567941406720

Albon vazhdon të tregojë inferioritetin në skuadrën Redbull, duke bërë një garë anonime dhe duke u parakaluar ne xhiron e fundit nga Esteban Ocon i Renault. Përfundon i 6, por e ardhmja e tij në skuadrën austriake mbetet në pikëpyetje. Fundjavë horror për Ferrarin. Jo vetëm nuk arrijnë të kualifikohen gjatë minisesionit të tretë të provave zyrtare të së shtunës, por gjatë garës tregojnë një formë edhe më të dobët. Përfundojnë garën në fundin e renditjes duke lënë pas vetëm dy makinat Haas dhe Latifin e Williams.

https://twitter.com/F1/status/1300084325594136579

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë