Google ka nisur të bëjë përmirësime të rëndësishme në shërbimin më popullor në botë të email. Gmail-i ka filluar një shtrirje globale në disa faza, që do të thotë se nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë për secilin nga 1.4 miliardë përdoruesit e tij. Jacob Bank, menaxheri kryesor i Gmail, thotë se ridizajnimi është bërë me synim që t’i bëjë njerëzit më të sigurt dhe më produktivë.
Shtylla e sigurisë qendron rreth një moduli të ri konfidencial. Përdoruesit tani mund t’i dërgojnë email njëri-tjetrit me datë skadimi, pas së cilës email-i nuk do të mund të hapet më.
Për të reduktuar rrezikun, që ndonjë person i paautorizuar të lexojë emailet, risi vjen kodi i sigurisë. Për të hapur një email specifik duhet një kod i cili vjen me SMS.
Google ka përmirësuar edhe sigurinë e emaile-ve konfidenciale, duke mos dërguar drejtpërdrejt përmbajtjen e tij, por vetëm një përmbledhje në lidhje me përmbajtjen e tij, ndërsa emaili qëndron në kutinë postare të dërguesit.
Risi janë shtuar të drejtat e menaxhimit, me të cilat mund të ndalohet opsioni për të dërguar te dikush tjetër, për të shkarkuar përmbajtjen, kopjuar apo printuar email-et e vecanta. Google beson se ekzistojnë rrethana, ku njerëzit aksidentalisht ndajnë informacione me personin e gabuar dhe ky është problemi që kompania shpreson të përmirësojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.