Lajme

Google ju përgjon në çdo kohë

Duket se google mund të futet edhe brenda në shtëpi. Një hetim i Associated Press zbuloi se shumë shërbime të Google në pajisjet Android dhe iPhones ruajnë të dhënat tuaja të vendndodhjes  në çdo kohë, në çdo lloj ambienti, edhe në ato private.

Edhe studiuesit e shkencave kompjuterike në Princeton konfirmuan këto gjetje në kërkesën e AP. Në shumicën e rasteve, Google kërkon leje për të përdorur të dhëna për vendndodhjen e përdoruesit. Një aplikacion si Google Maps i kujton përdoruesit të lejojë proceset robotike të Google-it të përdorë koordinatat e vendndodhjes së tij në mënyrë që ta udhëzojë si të shkojë në adresën e kërkuar.

Ndonëse kompania thotë se i lejon përdoruesit të fshehin vendndodhjen , kjo nuk është e vërtetë , pasi edhe nëse e “pezullon” regjistrimin e vendndodhjes, disa aplikacione të Google-it regjistrojnë lëvizjet e përdoruesit  në çdo kohë. Ruajtja e lëvizjeve tuaja minutë pas minute sjell rreziqe të privatësisë dhe është përdorur nga policia për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarve.

Ruajtja e të dhënave të vendndodhjes në kundërshtim me preferencat e përdoruesit është e gabuar, tha Jonathan Mayer, një shkencëtar kompjuterik i Princeton dhe ish-teknologë kryesor për zyrën e zbatimit të Komisionit Federal të Komunikimeve. Një studiues nga laboratori i Mayer konfirmoi gjetjet e AP në pajisje të shumta Android; AP zhvilloi testet e veta në disa iPhones që gjetën të njëjtën gjë.

Faqja e ndihmës për cilësimet e “Historikut të Vendndodhjes” është përditësuar për të sqaruar se “Ky cilësim nuk ndikon në shërbimet e tjera të vendndodhjes në pajisjen tuaj” dhe se “disa të dhëna të vendndodhjes mund të ruhen si pjesë e aktivitetit tuaj në të tjera shërbime, si Kërkimi dhe Hartat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë