Lajme

Google-i rus që po “pushton botën”

Të gjithë jemi kureshtar për të parë nga afër të rejat e teknologjisë. Por gjatë një vizite në një konferencë të mbajtur nga kompanitë më të mëdha globale të internetit, gazetaria Anastasia Zyrianova dëgjoi për herë të parë për një motor kërkimi që po pushtonte botën: Google-in rus.  “Hipa për herë të parë në një makinë automatike”, shprehet ajo. Isha një nga qindra njerëzit që kishin pritur me padurim të provonin një ndjesi të tillë. Kishte nga ata që ishin të gatshëm të duronin diellin e fortë, por pritja ia vlejti. Secili prej nesh mori një makinë për të provuar për të parën herë  ndjesinë e teknologjisë më të re në botë. Kjo ide u prezantua përpara publikut nga kompanitë më të mëdha internetit, të cilat tashmë janë duke punuar tanimë për fushata të zgjeruara që shkojnë përtej kërkimeve për informacione të ndryshme.

Motorët më të mëdhenj të kërkimit kanë ambicie që ta çojnë teknologjinë në një tjetër nivel duke ndihmuar përdoruesit e internetit në çdo aspekt jetësor. Projekte të reja si inteligjenca artificiale, makinat me shoferë automatik, asistentët personal online dhe dyqanet online u prezantuan në këtë konferencë të ndjekur me shumë kureshtje nga adhuruesit e teknologjisë, por jo vetëm. Por ajo që u vu re ishte se motorët e kërkimit si Google, Bin i Microsoftit, gjiganti kinez Baidu dhe Yahoo nuk janë të vetmit që kanë “pushtuar botën”. Kësaj konference i është bashkuar edhe Yandex.Por çfarë është Yandex? Ashtu si në shumë fusha të tjera edhe përsa i përket teknologjisë Rusia është një vend që përparon gjithmonë e më shumë. Yandex quhet ndryshe si “gugëlli rus”. Yandex u cilësua gjatë konferencës si një motori i kërkimit që po zhvillohet me hapa të mëdha. Historia e “gugëllit rus” nisi nga fundi i viteve 1990 si një faqe e thjeshtë ku mund të kërkoje informacione të specifikuara.

Përfaqësuesit e Yandex mbajnë rradhën për tu ngjitur në skenën e konferencës “Hight Tech”.

Në ato kohë, një hardisk që përmbante të dhënat e Yandex kushtonte mijëra dollarë, duke e bërë të pamundur që motori i kërkimi të ishte  funksional po në atë vit. Ishte viti 1997 kur kompania ndërmori nismën e madhe për ta ngritur këtë motor kërkimi në nivel ndërkombëtar. Në fillim ishte thjesht një projekt i themeluar nga  kompania e telekomunikaciokit Comptek Volozh, por më pas u kthye në një gjigant teknologjie duke arritur 1.3 miliarde dollarë fitime në vitin 2013.Në maj të 2017 kreu i Yandex, Arkadiy Volozh bëri me dije se edhe pse të gjithë vendet e perëndimit mund ta quanin një faqe të thjeshte, Yandex ishte me tepër se aq. Krijuesit e përcaktojnë si një nga arritjet më të mëdha të shtetit rus.  Edhe pse Yandex është një kompani ruse, ai po tërheq edhe shumë përdorues jashtë Rusisë. Shumë ish punonjës të Google dhe Microsoft janë të interesuar që të punojnë për Yandex. Kompania e sheh Google si një nga rivalët e saj kryesorë në fushebetejeën teknologjike.

Por një nga investueset Yandex, Olga Maslikhova, është shprehur se kompania nuk ka për qëllime të konkurrojë në skenën e botërore dhe si do t’i përqendrojë burimet e saj në Rusi. Për më tepër ajo thotë : “ Yandex është një kompani publike dhe ka nevojë për të rritur vlerësimin e saj si e tillë. Kompania duhet të përhapet në rajone të vogla ose t’i paraqesë produkte të reja teknologjike në rajonet ekzistues”.Duhet të themi se kompania nuk është totalisht ruse pasi nismat më të mëdha për zhvillimin e Yandex e kanë krijuar specialistë të Google dhe të Microsoft.  David Tablot ishte një ish-studiuesi i Google, është tanimë kreu i shërbimeve në Yandex. Tablot u bashkua me një ekip pune të udhëhequr nga Mikhail Bilenko, i cili gjithashtu kishte zhvilluar më parë një platformë për Microsofti. Tashmë ai është kreu i inteligjencës dhe kërkimit shkencor në Yandex.Një nga arritjet më të mëdha të motorit të kërkimit ka qenë hapja e bibliotekës së tyre personale dhe shërbimi cloud që ndihmon kompanitë të zhvillojnë produktet e tyre. Por është e dukshme se kjo kompani nuk do t’i kufizojë idetë e saj teknologjike.

Zyrat e Yandex, Rusi

Para disa kohëve në periferi të Kazanit, kryeqytet i rajonit të Tatarstanit në Rusi, u nis një projekt testimi për makinave që mund të lëvizin vetë, jo në  laboratoret  e testimit por ne rrugë të vërteta. Kohët e fundit  Yandex  ka qëllime të krijojë vende punësimi edhe për brezin e ri. Siaps Maslikhova universitetet teknike të Rusisë mund të nxjerrin specialistë teknologjie por askush nuk është duke u ofruar studentëve praktikat që duhet të ndiqen për të krijuar një biznes.Kompania operon me kurrikulat e veta mësimore duke ju mësuar të rinjve bazat kryesore të programimit dhe ka ofruar kurse falas gjithashtu për studentët para universitar që nga viti 2007. Ndër synimet e Yandex ështe dhe ndërtimi i  gjeneratës së re e cila preferohet të quhet nga kompania si “Yandexoids”. Por angazhimi i motorit të kërkimit nuk përfundon me kaq. Këtë verë kompania lançoi një aplikacion të quajtur Narodnaya Kart, i  ngjashëm me Google Maps. Ky aplikacion është një mjet shërbimi që ndihmon përdoruesit e tij virtual për tu orientuar. Çdo kush mund të sugjerojë redaktimin e versionit aktual të një vendi në hartë. Nga specialistët e kompanisë ky aplikacion cilësohet si një hartë levizëse.

Gjatë vitit të fundit Yandex është përhapur edhe në vende të vogla si Lituani,Letoni dhe Estoni por kjo nuk është e pazakontë  pasi këto vende kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ajo është e çuditshme në arenën ndërkombëtare është se niveli i aktiviteteve të kompanisë po shtrihet edhe në Turqi.  Sipas Larianovsky përhapja e motorit në Rusia lëvizje shumë logjike pasi rusët dhe turqit e njohin shumë mirë njeri-tjetrin . Ndërkohë, Volazh u shpreh gjatë konferencës se kompania e tij nuk do të përpiqet të konkurrojë me motorët e kërkimit nëpër botë derisa ligjet e konkurrencës të ndryshojë. Por në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk do të ndalet për të sjellë në jetë ide të reja./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë