Futboll

Goli i Mesit ndaj Benfikës zgjidhet më i bukuri i sezonit të fundit në Champions

Gazeta Si - Nuk kishte si ndodhte ndryshe. UEFA ka zgjedhur realizimin e Lionel Mesit si golin më të bukur të Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23.

Bëhet fjalë për golin e ndeshjes Benfika-PSG të fazës së grupeve, që përfundoi me rezultatin 1-1. Sulmuesi argjentinas, pasi mori një pasim nga Nejmar në hyrje të zonës, mposhti portierin Vlahodimos me një të majtë precize, duke e çuar topin poshtë traversës.

Nga sezoni i ardhshëm do të mungojnë golat e yllit argjentinas në komepticionin e nivelit më të lartë për klube. Lionel Mesi është transferuar në MLS tashmë, tek Inter Majemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë