Futboll

Gola dhe rekorde, Erling Haland është mbreti ri i ri i Premier Ligës

Gazeta Si - Premier Liga ka zyrtarisht një mbret të ri: Erling Haland. Sulmuesi 22-vjeçar i Mançester Sitit është zgjedhur lojtari i vitit të turneut anglez, një çmim që kombinon votën e publikut me atë të kapitenëve të 20 klubeve dhe të një paneli ekspertësh.

Norvegjezi po mbyll sezonin e parë me rekorde në Angli, ku po dominon Mançester Siti. Ai ka marrë çmimin individual më të rëndësishëm, të fituar nga Kevin De Bryjne në sezonin 2019-20 dhe 2021-22, dhe nga Ruben Dias në 2020-21-shin.

Haland këtë vit ka qenë sinonimi i rekordeve. Që ishte sulmeusi i ri më i mirë në qarkullim, dihej para se të vinte te Siti, por nën urdhrat e Pep Guardiolës ai është konfirmuar si një fenomen goli. Ka shënuar 36, më shumë se të gjithë në historinë e Premier Ligës në një sezon të vetëm, duke thyer rekordet e Endrju Kol dhe Alan Shirer.

Në historinë e futbollit anglez vetëm Diksi Din në 1927-28-ën ka shënuar më shumë se 52 golat që Haland ka realizuar në të gjitha kompeticionet. Ai ka qenë komponent esencial në rrugëtimin e Sitit, që fitoi titullin e tretë radhazi në gjashtë sezonet e fundit.

“Unë nuk luaj për rekorde, - ka thënë Haland. - Ajo që më motivon është të ngre trofe, siç kemi bërë në Premier Ligë. Ishte një rrugëtim i pabesueshëm, Premier Liga është kampionati më i fortë në botë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë