Njerez

GoFundMe: Shpresë për nevojtarët

Kelsey Colker është më pak se një vjeç, por tashmë ka kaluar më shumë kohë në spital se shumica prej nesh kemi kaluar gjatë gjithë jetës tonë.

Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “sindromi i zorrëve”, sëmundje që çon në humbjen e shumicës së zorrëve. Trajtimi për këtë sëmundje është i dhimbshëm, i gjatë dhe natyrisht i shtrenjtë.
"Nuk isha e përgatitur për këtë situatë dhe faturat mjekësore janë më të shtrenjtat që unë kam hasur ndonjëherë” ka thënë nëna e Kelsey, Patricia. Ashtu si miliona njerëz para saj, Patricia është përplasur tek GoFundMe e cila është një platformë që mbledh para për kauza të ndryshme sociale.

“Dhurata që ka marrë Kelsey përmes faqes GoFundMe, janë paratë që mamaja e saj të paguajë faturat e spitalit, për t’i dhënë një shans që të luftojë për jetën”.

Shpresa e fundit - Në botën e sotme, kur rasti i një fëmije të sëmurë bëhet viral, mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.

Në të vërtetë, GoFundMe me bazë në Kaliforni është shpresa e fundit për shumë amerikanë, në një vend ku rrjetet e sigurisë sociale mund të jenë të vështira për t'u arritur. Që nga viti 2010, më shumë se 50 milionë njerëz kanë dhuruar më shumë se 5 miliardë dollarë. Në fillim, faqja pati një rënie prej 5% të donacioneve, por pastaj gjithçka ndryshoi.

Për disa, suksesi i GoFundMe qëndron si dëshmi e dëshirës së lindur të njerëzimit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Për të tjerët, ekzistenca e vazhdueshme e faqes është një monument për pabarazinë.

"Rreziku është se shpesh njerëzit mendojnë se bujaria është një zëvendësim për drejtësinë", tha Anand Giridharadas, autor i Winner Takes All, një libër që shqyrton forcat prapa pabarazisë.

“Të ndihmosh dikë në nevojë është biblike në natyrë," tha Rob Solomon, shefi ekzekutiv i GoFundMe.

"Domethënë, në ditët e lashta, kur dikush duhej të ndërtonte një hambar dhe nuk kishte familje që ta ndihmonte, bashkohej i gjithë komuniteti për ta ndihmuar. Kjo është diçka që është e vendosur thellë në natyrën njerëzore, nocioni i bashkimit për të ndihmuar njerëzit ".

Raste të tilla si e Kelsey janë të zakonshme në platformën GoFundMe. Nevojat mjekësore janë lloji më i shpeshtë i fondeve në platformë, jo vetëm mbulimi i faturave mjekësore, por edhe fusha për të cilat shkojnë paratë. Shumë fondacione ekzistonin për shkak të një sistemi të "thyer" të kujdesit shëndetësor në SHBA. "Unë uroj që GoFundMe të jetë një vend ku të zgjidhe probleme vërtetë jetësore”, thotë Solomon

"Gjithkush duhet të ketë qasje në kujdesin shëndetësor. Do të doja të mos kishte asnjë fushatë tjetër mjekësore në GoFundMe. Por kjo nuk është realiteti në të cilin jetojmë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë