Futboll

Goditje e Partizanit në merkato, kampionët firmosin me ish-kapitenin e Kukësit

Partizani ka gjetur gjuhën e marrëveshjes dhe ka firmosur me Gjelbërim Taipin. Mesfushori që ishte pjesë e Kukësit në tre vitet e fundit madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te verlindorët, do të nisë kështu një aventurë të re në kryeqytet.

Kampionët e lajmëruan transferimin e Taipit nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale teksa mesfushori firmos një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Taipi është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zoran Zekic dhe i ëshë bashkuar grupit në seancën e fundit stërvitore teksa pritet të japë kontributin e tij edhe për ndeshjen e raundit të parë në Champions League, atë ndaj Bate Borisov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë