Lajme

Goditje e fortë për Trump, demokratët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mes-mandatit në SHBA , duke i dhënë një goditje të fortë Presidentit Donald Trump, edhe pse partia e tij duket se ka ruajtur shumicën e Senatit.

Kontrolli i dhomës më të ulët të Kongresit për herë të parë në tetë vjet, do t'u mundësojë demokratëve të pengojnë agjendën e presidentit amerikan. Kundërshtarët e Trump mund të hapin hetime për administratën dhe çështjet kryesore ku është përfshirë zoti Trump, duke filluar nga kthimi i taksave deri tek konfliktet e mundshme të interesit. Ata gjithashtu mund të bllokojnë vendimet e tij legjislative, duke u dhënë fund planeve për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.

Presidenti Donald Trump

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën. Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që  rimorën kontrolline Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo. Kandidatet femra morën vëmendjen në nj ëcikël zgjedhor që ishte faturuar si Viti i Gruas.

Nga ana tjetër, republikanët e zotit Trump janë të vendosur të forcojnë kontrollin e tyre në Senat. Edhe pse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit. Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse i padiskutueshëm kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

 Trump tha seishte i lumtur dhe rezultatet e Senatit i japin partisë së tij arsye të mirë për të festuar. Por kontrolli Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët sinjalizon beteja të mëdha politike në SHBA, pasi presidentit do t’i duhet miratimi i kundërshtarëvetë tij për çdo vendim. Një tjetër fitore për partinë e Donald Trump ishte edhe gara e guvernatorëve, pasi republikanët fituan në shtetet kryesore.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1060056007316045825

Tre kandidatët demokratë, Joe Donnelly në Indiana, Claire McCaskill në Misuri dhe Heidi Heitkamp në North Dakota , pësuan humbjen ndaj kandidatëve republikanë.

Kanditaja republikane, Marsha Blackburn u bë senatorja e parë e Tenesit, pavarësisht nga përkrahja publike që ylli i muzikës pop Taylor Swift, shprehu për kandidatin demokrat në këtë shtetet. Mitt Romney, kandidati presidencial republikan i vitit 2012, fitoi garën e Senatit në Utah, siç edhe pritej.

Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshën i këtij shteti.

Sipas sondazheve të CNN, rreth 40%  votuesve duan që Presidenti Donald Trump të shkarkohet

Ndoshta kjo mund të bëhet një çështje kyçe tani që demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të kenë kompetencat hetimore dhe procedurale.  Udhëheqësja e tanishme e demokratëve, Nancy Pelosi, ka thënë se nuk është e interesuar të nisë procedurat për shkarkimin e Trump, por kjo nuk do të ndalojë shumë prej demokratëve.  Sipas sondazheve të CNN, 77% e demokratëve të vetë-identifikuar kërkojnë me ngulm shkarkimin e presidentit.

Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej tëmartën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motinme shi për të hedhur votën.Pas muajsh të tërë fushate, spekulimesh dhe miliarda dollarësh të shpenzuara për reklamat, fletëpalosje dhe afishe, votuesit patën fjalën e tyre përfundimtare. Ata vendosën se kush do të ulet në 435 karriget e Dhomës së Përfaqësuesve dhe në 35 nga 100 karriget në Senat, dy organet që përbëjnë Kongresin. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë