Lajme

Goditi punonjësen e bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e Bashkisë së Elbasanit.
Në pranga ka rënë shtetasi A. S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M. D., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.
Materialet i kaluan prokurorisë dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kanosja për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë