Lajme

Goditi infermierin e spitalit, arrestohet i riu në Elbasan

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë marrjes së mjekimit ka goditur me grushte infermierin. Besnik Dashhana ra në pranga, pasi duke marrë mjekim, për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit, shtetasin Alban Ndreu,33 vjeç, banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë