Lajme

Goditet me thikë, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes, në zonën e Kombinatit, një 25-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një person, i cili ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Viktima është Olti Hajdari, 30 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Mësohet se i riu ishte duke shkuar për në banesë në momentin kur te dera e shtëpisë në një rrugicë është ndaluar nga një 25-vjeçar, i cili pas sherrit e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur.

I riu është transportuar me urgjencë në spital, por sipas policisë në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve që ka marrë. Autori është shtetasi M. S. 25 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Enden nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë