Lajme

Goditet grupi kriminal në Durrës, dy në pranga dhe dy në kërkim

Është shkatërruar një grup hajdutësh lokalesh e dyqanesh në qytetin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë dy persona si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Në pranga kanë rënë shtetasit Geri Metaj 19 vjeç si dhe M.P. 15 vjeç, të dy banues në qytetin bregdetar.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet F.M., dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vjedhja në bashkëpunim" parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë