Lajme

Goditet banda greko-shqiptare e trafikut të drogës, arrestohen dy shqiptarë

Ditën e sotme Policia greke ka goditur një bandë greko-shqiptare të trafikut të drogës në Athinë, Patra dhe Ftiotida të Greqisë.

Në pranga janë vendosur 3 grekë dhe 2 shqiptarë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tre shqiptarë të tjerë.

Autoritetet policore helene kanë sekuestruar më shumë se 28 kg kanabis, 240 gramë kokainë, një pistoletë, një motoçikletë, një automjet, një shumë prej 4 mijë eurosh, si dhe skaf që e transportonte drogën nga Shqipëria në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë