Lajme

Goditen 3 grupe kriminale shqiptare në Itali

Një operacion i ndërmarrë nga Guardia di Finanza e Breshias dhe policia e Romës ka sjellë arrestimin e 32 personave si anëtarë të 3 organizatave kriminale ndërkombëtare.

Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Sipas mediave italiane disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare, me bashkëpunëtorë natyrisht nga Italia dhe Brescia. Ky operacion ka nisur prej disa ditësh dhe më herët bëhet e ditur se janë arrestuar 24 persona dhe janë sekuestruar 130 kg kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri në vlerë mbi 1 milion euro e disa biznese.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë