Rend dhe Ligj

Gledis Nano nga Lezha: Nuk ka tolerime për asnjë polic që bëhet palë me krimin

Pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK-un, drejtori i përgjithshëm Gledis Nano, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.

Në fjalën e tij, Nano theksoi se nuk do të ketë aspak tolerancë për grupet kriminale dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Ndër të tjera, bëri të qartë se do ta kenë në krah për të arritur objektivat dhe bëri të qartë se asnjë punonjës policie nuk tolerohet nëse neglizhon detyrën apo bashkëpunon me krimin duke prishur imazhin e Policisë së Shtetit.

“Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike, janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit”, - tha Nano.

Ai ka mbështetur të gjitha strukturat policore, duke premtuar se “më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat.

Por kryepolici siguroi se “nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj", - u shpreh ai.

Sipas tij, “disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë