Media Galeri

Gjyshja 95 vjeçare që dëshmon se mosha nuk ka limite

Ross Smith dhe gjyshja e tij 95-vjeçare janë një trend në internet me videot dhe fotot e tyre.

Kanali i Smith i YouTube ka 2.4 milion abonentë ndërsa prania e tij në Instagram tërheq 2.5 milion ndjekës të tjerë.

Smith gjithmonë mendonte se gjyshja e tij ishte shumë argëtuese dhe donte të ndante me botën personalitetin e saj. Kështu ai vendosi që kujtimet të zgjasin duke shkrepur video dhe fotografi me të, me disa anëtarë të tjerë të kastit që bashkohen ndonjëherë. Por kryesisht, është vetëm ai dhe gjyshja e tij, dhe atij i pëlqen t’i tregojë botës se sa e adhurueshme është ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë