Njerez

Gjyshja 92-vjeçare që e ka kthyer fshatin në galeri arti

Kasparkova, një gjyshe nga fshati çek i Lukës, në Moravinë e Jugut, është 92 vjeç dhe ende kalon pjesën më të madhe të kohës së saj të lirë, duke bërë atë që pëlqen më shumë; të pikturojë shtëpitë e fqinjëve me motive tradicionale. Agnes Kasparkova doli në pension nga puna në agrikulturë, 30 vjet të shkuar dhe prej asaj kohe, pikturon shtëpitë. Pavarësisht duarve të brishta, ia del t’u japë ngjyra shtëpive, ku pikturon me motive, të nuancave të blusë. “Nuk jam artiste. Thjesht bëj atë që më pëlqen”, thotë modestisht. “Përpiqem të zbukuroj pak botën.” Agnesa shton se nuk mundet ta imagjinojë jetën pa punë, qoftë në shtëpi, në kopsht apo duke pikturuar muret. Ajo e ka mësuar zejen nga një grua tjetër, Manakova, dhe kur ajo ndërroi jetë, Agnesa vendosi të vazhdojë punën e saj.


Një nga tiparet më dalluese të artit të Agnesës është boja blu ultramarine, që funksionon mrekullisht në kontrast me muret e bardhë të shtëpive moriaviane. Ajo sigurohet të përdorë bojë të kushtueshme e të një cilësie e të mirë, që garanton ajo, do të zgjasë të paktën dy vjet. Një tjetër karakteristike në punën e saj është tematika florale në veprat e saj të artit. Nuk e planifikon paraprakisht punën e saj, por i sajon gjatë procesit.

Agnesa e ka ndonjëherë të vështirë të pikturojë ndonjëherë, për shkak të moshës. Dimrat janë më të vështirët për të, por kjo nuk e ndal të vazhdojë punën. Çdo maj, ajo kalon dhjetë ditë duke zbukuruar muret e sapo lyer me gëlqere të kishës së fshatit, madje edhe ngjitet në shkallë për të arritur në majë të saj. Pavarësisht moshës, Kasparkova vazhdon t’i mahnitë njerëzit me punën e saj, duke u siguruar të jetë e detajuar, elegante dhe gjithëpërfshirëse, por ende vijon t’i bëjë vetë. Ajo refuzon t’i dorëzohet moshës dhe vazhdon të jetë aktive, duke pikturuar. Stili i saj i këndshëm, megjithëse pak më i thjeshtë, të sjell ndërmend pikturat e shtëpive të Zalipies, në Poloninë Fqinje.

shtëpi e pikturuar nga gratë e Zalipies. 

Traditat polake të artit
Dekori i shtëpive është një traditë shekullore në fshatin e izoluar në juglindje të Polonisë. Gratë e Zalipies pikturojnë shtëpitë e tyre, jo vetëm me një ngjyrë të vetme, por me një gamë të tërë nuancash florale. Këto nuanca zbukurojnë muret e jashtëm, dyert, dritaret dhe madje edhe çatitë. i gjithë fshati ngjan si në një shpërthim ngjyrash. Nuk është e qartë se kur ka nisur tradita. Legjenda vendase thotë se rrjedh nga një kohë kur tymi nga sobat do të arratisej edhe përmes vrimave të vogla në tavan. Gratë përpiqeshin t’i mbulonin me gëlqere ato vrimat e vogla në mur, por nuk funksiononte. Kështu nisën të pikturojnë lule të bukura për mbulim. Në kohët e lashta, gratë e Zalipies i bënin vetë furçat e bojës duke përdorur qimet e bishtit të lopëve të fshatit. Edhe pigmentet ishin organike – realizuar në fshat me copa dhjami, një teknikë që lindi më vonë pikturat e trupit. Gratë do t’i pikturonin lulet në shtëpitë e tyre çdo vit, gjatë festimeve të Corpus Christi (Trupi i Krishtit), kur nuk kishin për të bërë shumë punë bujqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë