Njerez

Gjyshet magjepsëse të Instagramit

Ruth La Ferla/ New York Times – E fotografuar me ijën pak të dalë përpara, për të treguar fustanin platformë të markës Margiela dhe xhinset elegante, pak të ngrëna, Lyn Slater projekton një lloj kapardisjeje, të rrallë mes bashkëmoshatareve të saj. Profesore në Shkollën e Shërbimit Social, në Universitetin Fordham, me shijen tejet shik si të një modeleje dhe blogereje, ajo njihet nga publiku i gjerë si një idhull i Instagramit. Është 64 vjeç, kur disa gra të moshës së saj ndihen të shtrënguara t’i japin fund me blerjet. Por nëse je zonja Slater, kjo nuk do të ndodhë. Tek Accidental Icon, llogaria e saj e njohur në Instagram, ajo priret të shfaqet fatale me përzierje që të mbërthejnë syrin të veshjeve nga Comme des Garçons, Yohji Yamamoto dhe gjetje interesante, në dyqane.

Lyn Slater, 64 vjeç, @iconaccidental

Lyn Slater, 64 vjeç, @iconaccidental
“Nuk jam 20 vjeç. As nuk dua të jem, por jam shumë e hatashme. Këtë mendoj kur postoj fotografi”.

Ndjekësit e saj, qindra mijëra të rinj, të cilëve thotë “U kapardisem”. “Nuk jam 20 vjeç dhe as dua të jem, por jam vërtet e hatashme. Këtë mendoj kur jam duke postuar ndonjë fotografi”. Zëri i saj i stuhishëm, është një në korin bashkëmoshatareve të ngjashme apo grave në të shtatëdhjetat e të tetëdhjetat e tyre, që e kanë marrë çështjen e plakjes me një guxim dhe stil gozhdues, që nënat e tyre, do t’ua kishin pasur zili. Të martuara apo beqare, në punë apo pa punë dhe shumë prej tyre, gjyshe, ato po shpallin praninë e tyre në Instagram, me synimin, në proces, për të ndryshuar nocionet e asaj sesi duket dhe ndihet e “vjetra”.

Dorrie Jacobson, 83, @seniorstylebible 
“Nuk ke pse je e përsosur që të kesh vetëbesim. Mund të tregosh ende dekoltenë pa të të thënë të mbulohesh.”

“Këto gra janë ambasadore të moshës”, ka thënë Ari Seth Cohen, krijues i Advanced Style, një blog popullor me stilin e rrugës, dy librave dhe një filmi dokumentar, në fjalët e tij “Moda dhe mençuria e zonjave.” Subjektet, ka vërejtur ai, reflektojnë dhe njëherazi kontribuojnë në ndryshimin gradual të perceptimit të përgjithshëm të plakjes. “Ideja sesi këto gra më të moshuara duken, ka ndryshuar”, ka thënë z.Cohen. “Nëse kanë qenë me stil në rini, do të jenë me stil edhe tani.” Ato vazhdojnë të jenë ato që kanë qenë”. Vërejtja jehon në “Gjenerata Elastike”, një vëzhgim i 2018-ës, nga J. Walter Thomson, mbi gratë 55 deri 72 vjeç në Angli.

Suaza e grave mbi 60 vjeç, dëshmon se “e vjetër” nuk ka më kuptimin e një herë e një kohe.

“Kuptimi ynë kolektiv i mënyrës sesi duket faza më e mëvonshme e jetës, mbetet e dalëmode”, ka thënë Marie Stafford, në introduktën e këtij vëzhgimi. “Mosha nuk e dikton më mënyrën sesi jetojmë, rrethanat financiare dhe botëkuptimi kanë ndikim shumë më të madh.” Një grua në të pesëdhjetat “mund të jetë gjyshe e po ashtu një nënë e re”, thotë studimi. “ Mund të jetë sipërmarrëse, një motoçikliste e krisur apo një vrapuese maratonash. Stili i saj i jetës nuk qeveriset nga mosha, por nga vlerat dhe gjërat, të cilat kanë më shumë rëndësi për të.” Disa nga këto gra dhe koleget e tyre jashtë pajtohen ende me vlerat Kundërkulturës, të cilat i përqafuan në vitet ’60 dhe ’70. Nuk do të jenë ato plakat e vogla që ulen në një azile, me flokët e larë në argjend”, ka thënë Jenny Kee, @Jennykeeoz, artistja 71 vjeçare nga Australia dhe një stiliste e veshjeve, të thurura me shtiza. “Ose, nëse do të jemi në një shtëpi të moshuarish, do të jemi atje me marihuanën tonë, ushqimet e shëndetshme dhe shijen tonë të shquar të stilit.”

Jenny Kee, 71, @jennykeeoz
“Nuk do të jemi ato plakat e vogla që ulen në një azile me flokët e larë në argjend”

Zonja Slater evokon atë ndjesi. “Kur isha e re, digjnim barin dhe promovonim dashurinë e lirë”, ka thënë ajo. “Ne vinim në qejf. Pse duhet të pranojmë imazhin e plakjes së nënave tona? Nën gardërobat e tyre, shprehja e çliruar është ligji. Dorrie Jacobson, një ish lepurushe e revistës Playboy, tanimë 83 vjeçare, tërhoqi kureshtjen vitin e kaluar kur nisi të modelojë, të brendshme të zeza prej dantelle, në llogarinë e saj në Instagram, Senior Style Bible. Në një intervistë, ashtu edhe në postimet e saj, ajo i nxit ndjekësit t’u largohen nocioneve sesi duhet të vishet një grua e moshës së saj. “Vish ç’të pëlqen”, ka thënë ajo “E përshtatshmja për moshën nuk ka të bëjë me të. Kjo është kaq gjallëruese. Sapo erdha nga salloni i flokëve dhe gruaja që më pret flokët më kërkoi ndjesë sepse duhet të ma shtynte pak takimin sepse një nga klientet kishte nevojë për permanent. Iu deshën pesë orë për t’i bërë permanent, sepse klientja nuk ishte në gjendje as të përkulte kokën, për t’ia shkumuar me shampo, por pjesa më e madhe e jona, munden. Klientja e saj është 95 vjeç, një ish balerinë, dhe ende dëshiron të duket me stil dhe me klas. Zoti e bekoftë atë!”Kjo shpikje i detyrohet modeleve online, gra që e quajnë veten “Insta-grans” (Insta-gjyshet), që e kanë kthyer guximin në virtyt. Duke bërë një valë të re, por edhe ca para mënjanë, ka sensacione të popit si Baddie Winkle (89 vjeçarja Helen Ruth Elam Van Winkle), postimet e së cilës ngjizen për të ndryshuar konvencionet nga rrënja. E mbështjellë me pulovra plot ngjyra, kostume banje të kursyera dhe një bluzë rozë me një mesazh ku lexohetL“Bëhu kuçkë, bëj ç’të kesh qejf”, znj. Van Winkle është ngjitur në një status kult. Ajo ka miliona ndjekës dhe paguhet nga marka si Got2B për produktet e flokëve dhe Smirnoff dhe është shfaqur madje në reklama të markës Sephora. Është edhe 69 vjeçarja Lili Hayes, postimet e së cilës na përcjellin imazhe stereotipike të amësisë hebraike. Znj. Hayes, ashtu si edhe biografia e saj, e bën të qartë se e zbut pamjen prej grindaveceje me një stil të influencuar nga stili i rrugës. Autografi i saj i modës: pelerinat Supreme.

Emiko Mori, 94, @1000wave
“Marr shumë mesazhe të lumtura që thonë: Të lutem jeto më gjatë. Dua të plakem si ti”.

Legjendat e industrisë së argëtimit, si Cher, gjyshja e magjishme në “Mamma Mia! Here We Go Again,” që vjen në kinema vitin që vjen, kanë rolin e tyre në ndryshimin e imazhit të plakjes. Në klima më mikpritëse, stilistët dhe reklamuesit kanë nisur të vënë re një treg më të pjekur, duke e shtyrë konceptin e përfshirjes për t’u shtrirë jo vetëm në racë dhe etni, por edhe në moshë. Maye Musk, 70 vjeç, modelon për Concept Korea dhe është shfaqur në revistën Harper’s Bazaar; Yasmin Le Bon, në të pesëdhjetat e saj, merr pozë për Armanin dhe , në moshën 65 vjeçare, Isabella Rossellini është rikthyer si fytyra e Lancôme, marka e produkteve të bukurisë e ndërpreu kontratën me të, 20 vjet më parë. Edhe kështu, ato fushata mund të përçojnë një grahmë sipërfaqësoreje. Sipas studimit “Gjenerata Elastike”, gratë mbi pesëdhjetë vjeç janë gjerësisht të pa përfaqësuar në raport me fuqinë e tyre shpenzuese. Po ashtu i pavërejtur është edhe statusi i tyre në mediat sociale. Duke iu shmangur stereotipave, 73 përqind e pjesëmarrësve “e urrejnë mënyrën sesi brezi i tyre merret në patronazh, kur vjen puna tek teknologjia”, vëren studimi. Gjashtë nga dhjetë thonë se u duket teknologjia ‘magjepsëse’ sipas raportit dhe shumë, mund të jenë shumë më kompetentet në përdorimin e teknologjisë, në krahasim me më të rinjtë.
Ç’ka është më e rëndësishme është aftësia e tyre e dukshme për të fituar, shumë punojnë mirë në të gjashtëdhjetat dhe të shtatëdhjetat, të tjerat rishpikin veten për të përqafuar forma të reja sipërmarrjeje. Zonja Slater, si shembull, ishte e shpejtë në monetizimin e llogarisë së saj. Marka spanjolle, Mango, e punësoi në fushatën e 2017-ës “Një histori unike”. Ajo u shfaq së fundi në një reklamë për Farmacinë CVS, një kompani të cilën e admiron se përdor modele për paretushuara në mosha të ndryshme. Ajo merr pjesë edhe në një video muzikore me Charlotte Gainsbourg dhe i janë afruar shumë agjentë letrarë, që t’i kthejë postimet e saj në një libër, thotë ajo.

Sarah-Jane Adams, 63, @saramaijewels
“Jemi gjenerata e Germaine Greer dhe nuk do të shkojmë të heshtura. Ende po luftoj atë luftë, që luftoja kur isha 14 vjeç.”

Në llogarinë e saj të Instagramit, znj.Kee ka bashkuar forcat me “Romance Was Born”, një etiketë drejtuar nga një ekip stilistësh në të tridhjetat e hershme. “Jam guruja dhe mentorja e tyre”, thotë ajo. Bashkë do të prezantojnë një koleksion gjatë sfilatave të modës së lartë në Paris, gjatë korrikut. Dhe në profilin e saj, Silver Is the New Blonde, Jan Correll, 60, vjeç, një konsulente në shitjet teknologjike, ka tërhequr një sërë etiketash si J. Jill dhe Soma Intimates, një linjë veshjesh intime. “Reklamuesit e dinë se gratë e moshës sime kanë parë për të shpenzuar”, ka thënë ajo. Ndërsa mund t’u vijnë rrotull dhe të kenë vëmendje, disa influencuese e quajnë gabim që janë profilizuar.
“Është si kolonizuese të të vendosin ekskluzivisht me gra të moshës tënde”, thotë znj. Slater, “Çdo grua duhet të jetë në gjendje të hapë një revistë e ta shohë veten atje, si pjesë e përzierjes.” Sarah-Jane Adams, 63 vjeç, e cila iu drejtua Instagramit për të treguar stolitë që sheh, nuk i referohet në postimet e saj, flokëve gri. “Nuk ndihem të luaj kartën e së moshuarës”, thotë ajo. Ajo do të parapëlqente të gjykohej tek hollësitë. “Kam qenë punk”, thotë ajo “dhe akoma më përpara kam qenë hipie. Tani i kam shkrirë të dyja kulturat. Jam pjesë e gjeneratës së Germaine Greer. Por në botën e medias sociale, jam e vendosur thjesht me të gjitha mbi gjashtëdhjetëvjeçaret. “Privatësia është shqetësim, po ashtu. “Burrat janë aty gjithashtu”, ka thënë znj.Correll, e cila është e martuar prej 43 vitesh dhe është gjyshe katër herë. “Ndonjëherë kjo më tremb. I fshij postimet e tyre, vazhdimisht.”

Jan Correll, 60, @silver_isthenewblonde
“Vendosa ta përdor median sociale si platformë, copa ime e pronës së patundshme, tribuna ime për të folur rreth kësaj faze të jetës, ku mund të bëj ç’të dua.”

Megjithatë, rezultati është shpesh pozitiv. Postimet në Instagram përforcojnë një ndjesi solidariteti që mund t’u ketë munguar diku, në jetë. Ashtu si z.Cohen i Advanced Style vëren: Disa nga këto gra nuk jetojnë në qytete të mëdha. Për to, Instagrami mund të çojë në miqësi me distanca të largëta, takime në jetën e vërtetë, mbrëmje, darka dhe të tjera evente që luftojnë izolimin dhe strehojnë një ndjenjë komuniteti.” Komuniteti online qarkon një kontingjent befasisht rinor. Në Instagram, shumë nga ndjekësit e znj.Slater variojnë nga mosha 25 deri 35 vjeç. “Të rinjtë nuk duket se kanë të njëjtën ndikim që kanë më të moshuarit”, thotë ajo. “Ata nuk i pëlqejnë kategoritë – ata dekonstruktojnë të gjithë grupimet historike, si gjinia. Kjo është arsyeja pse disa prej tyre identifikohen me postimet e mia. Këta njerëz që më mbështesin, më ndjekin, më punësojnë – janë të gjithë të rinj.” Znj.Kee ia vesh entuziazmin e vajzave në moshë adoleshence dhe grave tek të njëzetat një mentaliteti të llojit “do të doja të isha unë në vend të saj’. Mes kampioneve të veçantë, ka thënë ajo, është mbesa e saj 13 vjeçare, në fanse e zjarrtë e rrokut të viteve ’60, veçanërisht Beatles-ave. “Kemi jetuar kohë të jashtëzakonshme”, ka thënë znj.Kee, për periudhën e rritjes. “Këto vajza e dinë, se çfarë kemi përjetuar ne. Ato na kanë zili.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë