Ka dalë sot para trupës gjykuese të vetingut kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti.
Trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja ka deklaruar se gjyqtarja ka burime jo të ligjshme të pasurisë.
KPK bën me dije se të ardhurat nga shitja e dy automjeteve nuk pasqyrojnë realitetin, pasi janë shitur disa herë më shtrenjtë sesa janë blerë.
Prifti, gjatë kohës që ka qenë gjyqtare, ka qenë edhe anëtare e Shoqatës ‘Korçarja’ që është në kundërshtim me ligjin.
Entela Prifti u diplomua si juriste në vitin 1992, në Universitetin e Tiranës. Pjesën më të madhe të karrierës së saj e ka zhvilluar në qytetin e lindjes, Korçë, ku fill pas mbarimit të shkollës u emërua si gjykatëse në gjykatën e rrethit. Prej 2001-shit është anëtare e gjykatës së Apelit në Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.