Lajme

Gjylameti: Tatimi mbi pagën të nisë nga fasha 40 mijë lekë

Gjatë prezantimit në parim të Paketës Fiskale 2019 në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputetja socialiste, njëkohësisht edhe relatorja e projektligjit Blerina Gjylameti propozoi ndryshimin e dyshemesë së tatueshme të pagave. Sipas Gjylametit dyshemeja e tatueshme e pagave duhet të rritet në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë duke patuar parasysh parimin e progresivitetit që ata që fitojnë më pak, paguajnë më pak.

Ministri Ahmetaj u shpreh kategorikisht kundër këtij propozimi.

“Momentin që prek dyshemenë apo tavanin, dyshemenë në këtë rast i ke dhënë mua dhe vetes lehtësi fiskale. Që nuk duhet ta bësh. Është 9,6 mld lekë efekt në buxhetin e shtetit. Ajo fashë është në progresivitet me të gjithë nivelin e pagave. Në këndvështirmin tim presonal duhet ta ulnim, jo ta rrisnim. Por nuk është objekt për sot. Jam absolutisht kundër që të rishitet dyshemeja.Është gabim fiskal. Në të drejtën tuaj legjitime ai që fiton më pak, të paguajë më pak. Kjo bënë që të përfitojmë edhe ne, jo. Kjo e rrëzon progresivitetin që është ndërtuar brenda përshkallëzimit.”- u shpreh Ministri Ahmetaj.

Kreu i Komisionit Erion Braçe duke vlerësuar propozimin e Gjylametit u shpreh se, propozimi që sjell përfitime fiskale edhe për mua edhe për ju është i pa krahasueshëm me ato kompani 393 mld lekë fitime të pandara.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë