Lajme

Gjykim i shkurtuar për Rexhep Rrajën. Xhisiela: Gënjeva

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja.

Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe vetë Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të lënduarës.

Xhisiela mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.

Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më 4 dhjetor.

Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Maloku dhe u arrestua më 30 shtator, pasi ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

25-vjeçarja vazhdon t'i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë