Politike

Erion Veliaj dhe Dritan Leli marrin mandatet nga gjykata

Gjykatat e Rrethit të Tiranës i jep mandatin e kryebashkiakut, Erjon Veliajt, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Veliaj kishte paraqitur prej ditësh kërkesën për njohjen e mandatit në Gjykatë dhe se ishte në pritje të këtij vendimi. Kjo kërkesë u prit me interes të madh, pasi kjo gjykatë kishte refuzuar që të jepte mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut, duke e kërkuar ia kaluar këtë vendim Gjykatës Administrative.
Seancë u drejtua nga gjyqtari Dritan Caka. Në mbledhjen e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pritet që brenda kësaj jave, Gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.
Veliaj kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj. Ai rezultoi fitues me 152.230 vota kundrejt 9.364 që mori kundërshtari i tij.
Gjithashtu edhe gjykata e Vlorës ka konfirmuar mandatin e kryebashkiakut Dritan Leli. Leli u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Mezini. Ai siguroi 94.21% të votave, ndërsa Mezini vetëm 5.9%.
Kandidatët fitues të PS-së po i drejtohen Gjykatës për njohjen e mandatit, për shkak se KQZ-ja nuk mor merr vendim me pesë të anëtarëve . Kryekomisioneri Klement Zguri është kundër certifikimit final të rezultatit dhe drejtimi në Gjykatë është rruga e vetme ligjore e fituesve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjykata do të japin vendime edhe për të certifikuar edhe rezultatin për këshillat bashkiakë.
Vendimet e gjykatave u bënë edhe objekt i përplasjeve mes socialistëve dhe demokratëve dhe shkak për këtë u bë refuzimi i që iu bë për dhënien e mandatit të kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos. Gjyqtarja Mimoza Margjeka refuzoi dhënien e mandatit duke paraqitur si argument faktin se Bindja Demokratike, e cila konkurronte në këtë bashki me kandidatin e saj, ishte e regjistruar në kundërshtim me ligjin zgjedhor, jashtë afatit.
Por PS-ja ndoqi një skenar tjetër duke iu drejtuar edhe një herë Gjykatës së Rrethit të Durrës, kësaj here jo në emër të kandidates, por në kryetarit të PS-së, Edi Rama. Gjyqtari tjetër i çështjes kësaj here i dha mandatin Sakos për bashkinë e Durrësit, ndërsa opozita do të deklaronte se kjo tregon se kapjen e sistemit të drejtësisë nga ana e kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë