Lajme

Gjykata pranon provat e prokurorisë për Agim Kajmakun

Përfundon seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet akoma në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.

Në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 18 qershor, ora 10:00 do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi.

Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”. 

Agim Kajmaku është ende në arrati. Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje me emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie menjëherë, pasi KQZ e shkarkoi nga detyra. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë