Njerez

Gjykata në Itali vendos në favor të fëmijëve që nuk duan të shohin gjyshërit

Gjykata e Lartë vendosi që dëshira e fëmijëve për të mos parë gjyshërit mbizotëron mbi përfitimet e mbajtjes së marrëdhënieve ndërmjet brezave

Gjykata e lartë e Italisë ka vendosur që fëmijët nuk janë të detyruar të shohin gjyshërit e tyre nëse nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit ka të bëjë me ankesën e prindërve të dy fëmijëve kundër vendimit të një gjykate më të ulët që i kishte detyruar të rinjtë të kalonin kohë me gjyshërit e tyre nga babai.

Çështja e nisur tashmë prej vitesh nga gjyshërit dhe një xhaxha. Ata kishin arritur të bindnin Gjykatën për të Mitur në Milano, duke u ankuar se nuk ishin në gjendje të takonin nipërit “për shkak të pengesave të vendosura nga prindërit”, me të cilët kishin një konflikt familjar.

Gjyshërit fituan si në Gjykatën e të Miturve ashtu edhe në Gjykatën e Apelit të Milanos, e cila në vitin 2019 urdhëroi takime mes tyre dhe fëmijëve në prani të një punonjësi social, ndërsa paralajmëroi prindërit për dëmtimin e mundshëm psikologjik të fëmijëve nga privimi i tyre nga vizitmi i të afërmve të tyre.

Prindërit argumentuan se takimet nuk u vlerësuan nga fëmijët për shkak të tensioneve të vazhdueshme familjare dhe kështu apeluan në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar vendimin.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë tha se ndërsa nuk ka “nuk ka dyshim” se dy fëmijët “do të përfitonin nga një lidhje me gjyshërit e tyre”, ka shprehur kundërshtimin ndaj marrëdhënies pasi nuk mund të detyroheshin nipërit e mbesat të vizitonin gjyshërit, veçanërisht në një mjedis konfliktuoz.

Prandaj, gjykata vendosi që interesat e fëmijëve duhet të mbizotërojnë mbi ato të gjyshërve dhe se nuk mund të imponohet “një marrëdhënie e padëshiruar”, aq më tepër nëse fëmijët janë “të aftë për të menduar e vendosur” dhe kanë mbushur moshën 12 vjeç.

Sipas një ligji familjar të futur në Itali në vitin 2006, një fëmijë ka të drejtë të mbajë një marrëdhënie të rëndësishme me gjyshërit e tij, edhe nëse prindërit e tyre ndahen. Gjyshërit gjithashtu kanë të drejtë të kërkojnë nga një gjykatë të përcaktojë nëse vendimi i një prindi për t'u mohuar atyre aksesin tek nipërit e mbesat e tyre është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijës dhe për këtë arsye i paligjshëm.

Burimi: TheGuardian, Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë