Lajme

Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën, u kap me armë pranë selisë së PS

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua paraditen e 10 shkurtit, pasi tentoi të hynte në selinë e PS me armë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për Gjutën.

Ndërkohë, avokati i tij ka deklaruar pas seancës se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete.

Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.

“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. Prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, mësohet të ketë deklaruar avokati.

Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së Partisë Socialiste me 120.000 mijë euro.

Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës së tij, policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë