Lajme

Gjykata e Shkodrës lë në burg “Bajrajt”, lirohet infermierja dhe mjeku

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka rikonfirmuar masën e sigurisë për grupin “Bajri”.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.

Ndërsa është vënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Jonida Murati. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.

Jonida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë ishte e punësuar fiktivisht si infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.

Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan pas operacionit të koduar “OAZ”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë