Drejtësia

Gjykata e Lartë shqyrton më 28 maj rekursin e Erion Veliajt për masën e sigurisë

Gazeta Si – Gjykata e lartë ka caktuar 28 majin si datën e shqyrtimit të kërkesës se kryebashkiakurt Erion Veliaj për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mes argumenteve, mbrojtja e Veliajt sjell edhe vendimin e datës 4 maj 2026 të Gjykatës së Lartë, e cila në kolegjet e bashkuara vendosi ndryshimin e praktikës për qasjen që duhet të ketë gjyqësori ndaj masave të sigurimit personal dhe ku thuhet se masa e arrestit në burg duhet të jetë opsioni fundit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë liroi ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe ia zëvendësoi masën e “arrestit në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Edhe ish-presidenti Ilir Meta kërkoi masë më të lehtë sigurie vetëm një ditë më parë në Apelin e GJKKO-së dhe si argument përdori edhe vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë për paraburgimet, por togat e zeza ia rrëzuan kërkesën, duke e mbajtur në qeli.

Prej 10 shkurtit të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet i paraburgosur në qelinë e burgut të Durrësit nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, ku ndaj tij rëndojnë plot 13 akuza, mes tyre për korrupsion dhe fshehje turisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë