Drejtësia

Gjykata e Lartë refuzon për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit

Gazeta Si - Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë për herë të dytë radhazi rekursin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që ndodhet në qeli prej 12 majit nën akuzën e shitblerjes së votave.

Kolegji Penal vendosi të mos pranojë kundërshtitë e Belerit ndaj arrestit në flagrancë dhe për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Disa ditë më parë, Asambleja e Dhomave të Avokatisë Greke ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli Fredi Belerin, i akuzuar për shitblerje votash.

Në këtë mënyrë, vendimi i sotëm i gjykatës rrëzon për herë të gjashtë kërkesën e Fredi Belerit për ndryshimin e masës së sigurisë

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë