Ka ndodhur

Arrestohet mjeku besimtar, shfrytëzoi për 2 vite 16-vjeçaren për prostitucion. E prezantonte si gruan e tij të katërt! Përgjimet zbulojnë video pornografike në grup chat-i

Gazeta Si - Një 42-vjeçar, Dervish Hasi, banues në Tiranë u arrestua, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Sipas asaj që njofton policia, i dyshuari është arrestuar pas një kallëzimi të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion.

Ndërkohë, sipas burimeve paraprake, Dervish Hasi është mjek kirurg, i cili prej rreth dy vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Detajet e rënda janë mësuar edhe nga përgjimet e telefonave. Përmes komunikimeve telefonike që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi është zbuluar se ata kishin një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video pornografike të gjithë bashkë me gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Gjithnjë sipas burimeve, Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Ndërkohë bëhet e ditur se 42-vjeçari është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Mbi mjekun Hasi rëndon akuza e prostitucionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë