Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë argumenton se çështja do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit, teksa kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.
Apeli pati argumentuar se kërkesa është e papranueshme, sepse nuk ka bazë ligjore që të ankimohen kërkesat për zëvendësim mase.
Ndaj këtij vendimi Meta bëri rekurs dhe gjykata i ka dhënë të drejtë për t’u kthyer në rigjykim dhe për ta gjykuar çështjen sërish.
Ky zhvillim hap rrugën për një rivlerësim të ri të situatës ligjore të Metës, duke e rikthyer çështjen në një fazë të re shqyrtimi gjyqësor.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Presidenti i PL, ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-basgkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”.
Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje