Drejtësia

Gjykata e Kuçovës lë në burg ‘gjyshen e TikTok’-ut dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe si gjyshja e “TikTok”-ut.

Gjykata e Kuçovës la në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Beratit.

Rombla dhe djali i saj  Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar. Ata nxirrnin në rrjetin social TikTok djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë