Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg për 30 ditë” për Ervis Martinajn. Gjykata kështu e la sërish në burg Martinajn.
Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut.
“Ervis Martinaj nuk ka pasur armë. Nuk ka prova që lidhin Ervis Martinajn me vrasjen. Manipulim që Redi Popesku e fshehu armën e Ervis Martinajt”, është shprehur avokati Mirash Martini.
Më 7 tetor Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn. Vrasja që tronditi opinionin publik ndodhi në mbrëmjen e 4 tetorit në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Haton mbetën të plagosur.
Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Popesku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushi. Si “mollë sherri” për këtë ngjarje të rëndë u konsiderua këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.