Lajme

Gjykata e Apelit cakton datën e ankimimit të Alizotit

Gjykata e Apelit të Tiranës ditën e sotme ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimimit të Fredi Alizotit, i cili kundërshton masën “arrest me burg” që kërkoi prokuroria.

Kërkesa e Alizotit mësohet se do të shqyrtohet më 24 tetor.

Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e “Babales”.

Ndërkohë, të enjten e kaluar gjatë dëshmisë së tij ai dha detaje edhe për videon e dytë të përgjuar, të publikuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Alizoti tha se atë video e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë