Njerez

Gjokoviç numër 1 për donacione, dhuron edhe për spitalet e Bergamos

Lidhja e Novak Gjokoviç me Italinë është shumë e ngushtë. Fillimi i karrierës së tij kalon nga Komo, bashkëshortja e tij Jelena ka studiuar në “Bocconi” dhe Nole e ka mësuar italishten shumë mirë, siç e tregoi edhe në edicionin e fundit të Festivalit të Sanremos.

Tani, pasi e ka inkurajuar Italinë për gjendjen që po kalon me anë të profilit të tij në Instagram, numri 1 i botës në tenis ka kaluar në praktikë. Drejtori i përgjithshëm i “Asst Bergamo Ovest” ka zbuluar se Gjokoviç ka ndihmuar financiarisht spitalet e Treviglio-Caravaggio dhe Romano di Lombardia, që janë në linjën e parë të luftës ndaj koronavirusit në këto javë të emergjencës.

Tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 15 prill 2020

Ditë më parë tenisti serb dhe bashkëshortja e tij, me anë të fonacionit të tyre, dhuruan 1 milion euro për blerjen e respiratorëve dhe materialeve të tjera shëndetësore në Serbi. “Kurrë nuk e prisnim që në llogarinë tonë bankare të “Asst Bergamo Ovest”, - tregon drejtori Peter Asembergs, - të kishim një donacion nga një emër kaq i njohur. Gjatë këtyre ditëve shumë kompani, ente dhe shoqata na janë gjendur pranë dhe i falënderoj të gjithë për zemërgjerësinë që kanë treguar. Por, të lexoja në listën e donatorëve emrin e tenistit më të mirë në botë, Novak Gjokoviç, më ka emocionuar shumë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë