Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit pas inspektimeve të kryera në fshatin Dhërmi ka gjobitur kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro si dhe firmën përgjegjëse për pastrimin e mbetjeve.
Nga inspektimi është vërejtur se në shëtitoren e plazhit të Drimadhes nuk ishte kryer pastrami i mbetjeve nga ana e firmës prej disa ditësh, ndërsa Bashkia e Himarës nuk kishte marrë asnjë masë për ketë situatë e cila është në kompetencat e saj.
ISHMP ka gjobitur me 500 mijë lekë të reja kryetarin e Bashkisë së Himarës për shkelje të standarteve dhe kushteve të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe me 1 milionë e 500 mijë lek të rinj firmën e pastrimit.
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit bën me dije se inspektimet vijojnë në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit si dhe të angazhimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për një territor më të pastër, edhe në prag të sezonit turistik.
3 Maj, Denis Tahiri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.