Gazeta Si – Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 maj shqyrtimin e kërkesës së SPAK për pushimin e hetimit të nisur pas kallëzimit për “falsifikim të vulave dhe formularëve” ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.
Në seancën e kësaj të marte, nuk ishte prezent prokurori i SPAK. Po ashtu, në sallë nuk ka qenë as kallëzuesja Adriana Kalaja, për arsye shëndetësore.
Në seancë, në cilësinë e kallëzuesit u paraqitën edhe avokatët e Sali Berishës, si edhe vetë Jamarbër Malltezi.
Hetimet ndaj gjyqtares së posaçme nisën pas denoncimit të bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në maj të vitit 2025 publikoi një vendim të gjykatës së Janinës që e kishte dënuar atë në fillim të viteve 2000. PD e kallëoi gjyqtaren në SPAK për falsifikim të vulave dhe formularëve të dekriminalizimit.
Gjoka ishte gjyqtarja e hetimit paraprak dhe ajo që lëshoi masat e sigurisë për dosjen “Partizani”, mes të cilave “detyrim për t’u paraqitur” dhe më pas “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas kësaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë regjistroi një hetim disiplinor ndaj gjyqtares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje