Drejtësia

GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt për heqjen nga sekuestro të llogarisë së tij bankare

Gazeta Si - Gjykata e shkallës së parë ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt, i cili kishte kërkuar heqjen sekuestros nga një llogari bankare.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili vendosi rrëzimin e saj si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Llogaria në fjalë ishte një nga gjashtë pasurite e vëna nën sekuestro për shkak të hetimit të nisur ndaj ish-zv.kyeministrit për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Sipas gjyqtarit Erjon Bani, kërkesa e paraqitura nga avokatët e Ahmetajt ishte e pa bazuar në prova dhe në ligj. Ahmetaj është në kërkim që prej muajt korrik me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar edhe kërkesën për të hequr nga sekuestro një apartament në Tiranë në pronësi të Arben Ahmetajt.

Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara, janë një vilë në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj.

Ish-zëvendës kryeministri është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për llogari të SPAK, që në datën 24 korrik të këtij viti.

Ai është me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë. Ahmetaj dyshohet për 3 vepra penale korrupsion në 6 raste, fshehje e pasurisë dhe pastrim parash.

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ende nuk kanë një informacion për vendndodhjen e ish-zëvendës kryeministrit.

Disa kohë më parë, avokati i tij konfirmoi se Ahmetaj ndodhej në Angli, pranë familjes së tij. Zyrtarisht në dyert e SPAK, nuk ka mbërritur asnjë shkresë për të konfirmuar këtë informacion. Arben Ahmetaj u largua përpara se Këshilli i Mandateve t’i hiqte imuniteti dhe t’i hapte rrugë arrestimit.

Policia e shtetit njoftoi SPAK se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri dhe tashmë kërkohet nga Interpol Tirana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë