Drejtësia

GJKKO pushon padinë për shpifje të Lulzim Bashës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen, pasi në seancë nuk është paraqitur as Basha, as avokatët e tij.

Në padi argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës.

Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se, kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje.

Më herët, të dyja palët kishin refuzuar seancat gjyqësore për pajtim. Më 3 tetor 2020, Lulzim Basha dorëzoi në gjykatë padinë ndaj Veliajt me akuzën e shpifjes së kryer botërisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë