Njerez

Gjirokastra, qyteti me shpopullimin më të lartë në Europë në 6 vite

Nga Gazeta ‘SI’ - Qytetet e Shqipërisë kanë pasur shpopullimin më të shpejtë dhe më të lartë nga çdo vend tjetër i Europës, për vitet 2015-2021 (nuk përfshihet Kosova dhe Serbia).

Sipas statistikave të Eurostat, Gjirokastra është shpopulluar me 3% në 6 vite, më e larta në vend dhe Europë. Pas saj janë Berati dhe Dibra me 2.4 dhe 2.3 rënie të popullsisë. Vetëm Tirana ka pësuar rritje të popullsië në këto vite, me 1.5%. Përveç Tiranës që ndahet si zonë me shumicë popullsie urbane dhe Shkodrës me balancë të popullsisë urbane dhe rurale, qytetet e tjera cilësohen si vetëm rurale.

Sipas Eurostat shpopullimi varet nga raporti lindje-vdekje, migrimi dhe emigrimi.

Vendi me rritjen më të madhe të popullsisë për vitet 2015-2021 ishte ishulli grek, Samos me 2.8% në vit.

Raporti thekson se në Europë, sipas grupmoshave, +65 vjeçarët janë shtuar në zonat rurale, ndërsa ato 20-64, por edhe më të rinj se 20 vjeç janë në rënie. E anasjella ka ndodhur në zonat urbane të Europës. 

Në këtë tregues, që matet sipas numrit të +65 vjeçarëve kundrejt atyre nën 65 vjeç që janë dhe ekonomikisht aktivë, shprehur në përqindje, Shqipëria raportohet më poshtë mesatares së BE-së 35.4%. Kukësi dhe Lezha kanë numrin më të lartë të të moshuarëve në raport me popullsinë më të re, 27.8%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë