Futboll

Gjimshiti humbi mbrëmjen magjike, në tribunë për 27-vjetorin e lindjes

Berat Gjimshiti e ndoqi nga tribuna fitoren fantastike të Atalantës ndaj Valencias në ndeshjen e parë të 1/8-ve në Champions League. Një fitore që thuajse e kualifikon skuadrën bergamaske për në çerekfinale.

Duhej të ishte mbrëmja e mbrojtësit kuqezi, të cilin 27-vjetori i lindjes se gjeti të impenjuar në këtë ndeshje të rëndësishme, por një problem muskulor gjatë nxemjes i mohoi aktivizimin Gjimshitit. Trajneri Gasperini e kishte llogaritur titullar, si gjithmonë, ndërsa kur nisi ndeshja në vendin e tij u pa Kaldara. Stafi mjekësor i Atalantës, pasi vlerësoi gjendjen e mbrojtësit shtatlartë, vendosi që ai të mos luante dhe kështu futbollisti kuqezi e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Berat Gjimshiti me fanellën e Atalantës. Gazeta Si, 20 shkurt 2020

Pas Hysajt, i cili dëmtoi gjurin në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndalet edhe Gjimshiti, një tjetër mbrojtës kuqezi, por dëmtimet e tyre nuk duken aq serioze sa mund të rrezikojnë ndeshjet miqësore të marsit me Kombëtaren. Kapiteni Hysaj ka pasur një aktivizim me hope këtë sezon, ndërsa Gjimshiti është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për Atalantën, që vazhdon të qëndrojë në 4-shen e parë në Serinë A dhe është shumë pranë kalimit në çerekfinale të Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë