Politike

Gjiknuri: Dorëhiqem nëse PD merr pjesë në komision. Bardhi: Ti duhet të ishe në burg

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, socialisti Damin Gjiknuri i vënë në shenjëstër nga opozita për shkak të dosjes së përgjimeve të Dibrës, shprehu sot gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen, por vetëm duke paraqitur një kusht. Dhe ai është sipas tij që opozita të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhor.
“Është hera e parë në politikë, që kushtëzohet interlokutori. Nuk ka asnjë akuzë penale ndaj meje, gjithçka është akuzë politikë si çdo politikan. Nëse është kushti i vetëm dhe ata njohin komisionin e reformës zgjedhore unë jam i gatshëm të ofroj një zgjidhje, pasi të komunikoj me kreun e partisë. Nuk mund të plotësosh kushte pa bërë veprimet e tua. Ata të vijnë të kontribuojnë, unë kam qenë ai që kam gjetur kompromise me opozitën. Ka qenë ideja ime personale, ku kam thënë që PD të ketë një vend në komision. Nuk kam asnjë merak, por është absurde të kushtëzosh palën tjetër në negociata” u shpreh ai.
Sipas tij, problemet janë më të thella dhe kanë të bëjnë me maturimin e klasës politike shqiptare. “Kriza politike siç po e thonë edhe partnerët është krijuar për shkak të frikës ë opozitës për të marrë pjesë në sistemin politik. Kushti i vetëm për mua është që të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore. Kanë të drejtën e Vetos edhe pa qenë në parlament. Lidhur me këtë kemi marrë kritika edhe nga opozita jo parlamentare", u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që po organizohet një tryezë e gjerë me angazhimin e OSBE-së, duke ofruar edhe ndryshimin e sistemit, por Gjiknuri ka bindjen se fajin nuk e ka sistemi.

PD, Bardhi: Gjiknuri duhet të ishte më burg

Pas deklaratës së ish-ministrit socialist ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi që ka theksuar se bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore duhet të ishte në burg. “Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard europian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer”, deklaroi Bardhi.

Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi


Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri një ftesë publike opozitës për t’u ulur e biseduar për reformën zgjedhore pa kushte. Këtë ftesë kryedemokrati Basha, por edhe opozita e refuzoi duke deklaruar se nuk “ajo nuk është e sinqertë dhe se nuk mund të dërgohen ato nëpërmjet Damian Gjiknurit, që për opozitën është një nga përgjegjësit për zgjedhjet në Dibër”. Basha thirri dhe aleatët në një takim për të mbajtur një qëndrim në lidhje me ftesën e bërë nga kryeministri, por edhe ndaj asaj që OSBE-ja në bashkëpunim me komision e posaçëm së reformës zgjedhore. Aleatët vendosën që të refuzojnë ftesën e opozitës dhe tryezën e thirrur nga OSBE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë