OSBE ka mbledhur sot tryezën për Reformën Zgjedhore, në prani të bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se bashkë me Hajdarin kanë informuar ambasadorët mbi ecurinë e këtij procesi.
“Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare”, shkruan Gjiknuri.
Ndër të tjera, Gjiknuri shkruan se “ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.