Media Galeri

Gjethet mund të qëndisen dhe janë të veçanta

Një punë artistike që rrallë herë do ta kishim menduar. Hillary Waters Fayle artistja amerikane ka krijuar një metodë të re ndërthurje të qëndisjes me botën natyrore. Duke punuar me fije shumëngjyrëshe ajo qëndis gjethet.

"Unë dua që kjo punë t'u kërkojë njerëzve të krijojnë, qoftë edhe nga gjethet.  Pasi mund të arrihet çdo gjë kur punoni me kujdes,’ shtoi Fayle.

 Ajo mbledh gjethet nga oborri i saj ose nga parqet dhe krijon modelin në mendje përpara se të fillojë  t’i qepë.  Fayle tregon se fillimisht nisi të eksperimentonte ndërsa punonte në një kamp veror për të rritur të rinj me temë edukimin mjedisor.

"Ishte fillesa kur bashkova pasionet e mia artin dhe qëndisjen me natyrën,” shpjegon artistja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë