Njerez

Gjesti i madh i Hamilton, dhuron trofeun e Spanjës për fëmijën e sëmurë

Një surprizë shumë e bukur për Herri Shou, një djalë të vogël që po lufton për të fituar betejën me një sëmundje të rëndë. Makina Mercedes numër 44 u shfaq përpara shtëpisë së tij, bashkë me trofeun që Luis Hamilton fitoi në Montmelò.

Një gjest i vogël i madh për t’i dhuruar një buzëqeshje një fëmije që është duke luftuar për jetën. Piloti i njohur i Formula 1, Luis Hamilton, i ka dhuruar trofeun e fituar në garën e Spanjës vogëlushit Herri Shou. Ai është 5 vjeç dhe është diagnostikuar me kancer. Para garës, Herri i kishte dërguar një mesazh pilotit anglez, i cili, pas suksesit në Montmelò, shpjegoi: "Herri ishte një frymëzim për mua". Mercedesi dhe kampioni i botës vendosën ta surprizonin Herrin, duke i çuar edhe makinën “W10” përpara shtëpisë, kështu që ai mund ta admironte nga afër. Po ashtu, djaloshit iu dhurua trofeu i fituar në Spanjë nga Hamilton dhe dorezat e tij.

https://twitter.com/F1/status/1128046357053362178
Makina Mercedes dhe trofeu i fituar nga Hamilton në duart e vogëlushit Herri


Xhejms Shou, babai i Herrit, shumë i mallëngjyer, ka komentuar: "Nuk mund ta kuptoni se çfarë do të thotë ky gjest për tim bir. Tani ai beson se Luis është miku i tij më i mirë dhe për një fëmijë e gjitha kjo është diçka fantastike. Në këtë moment të tmerrshëm, kemi një motiv për të buzëqeshur".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë